RRETHI I VLORËS


RRETHI I VLORËS
✤ Shtrihet në Shqipërinë J, bën pjesë në Krahinën Malore Jugore (VP) dhe pjesërisht në Ultësirën perëndimore. Sipërfaqja 1609 kmJ. Popullsia 158200. Përfshin 4 qytete: Vlora qendër e rrethit, Himara, Selenica dhe Orikumi, 96 fshatra të grupuara në 23 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 98.3 banorë/km2. Popullsia në qytet 45%, në fshat 55%. Rritja natyrore 2.05%.

Mbizotëron relievi malor kodrinor, kuota më e lartë 2045 m (mali i Çikës). Malet kryesore: Çika, Bogonica, Çipini, Griba (shpati P), Lungara, Rrëza e Kanalit. Luginat: e Shushicës, e Dukatit, e Vjosës (rrjedha e poshtme). Lumenjtë: Vjosa (rrjedha e poshtme), Shushica, Dukati. Fusha kryesore është Myzeqeja e Vlorës. Vija bregdetare e Adriatikut dhe e Jonit është e përthyer me gjire e plazhe të shumta: Gjiri i Vlorës, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, laguna e Nartës, plazhi i Vlorës, i Dhërmiut, i Himarës, Jali i Vunoit, i Qeparoit. Klima është mesdhetare detare. Temp. mesatare vjetore 16.4°C (Vlorë). Mesatarja e muajve më të ftohtë 5.7°C, e muajve më të ngrohtë 24,1°C. Temp. më e ulët absolute—12.6CC, më e larta absolute 42.2°C, Reshjet mesatare vjetore nga 2405 në 954.8 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Pasuritë minerale: nafta, gazi (Gorrisht), bitumi natyror (Selenicë), dolomitet (Dukat). Tokat bujqësore janë kryesisht të hirta kafe malore (41.8%), livadhore të hirta kafe (2412%). Pyjet zënë 23% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit. Burimet nëntokësore kryesore: Uji i Ftohtë (Vlorë), Potom (Himarë), Buronjat (Kuç), Vënniku etj. Ka park kombëtar (Llogora) dhe disa rezervate gjuetie. Në Pishë rr-iten fazani dhe rosat e egra, në Karaburun dhe Llogara kaproili dhe derri i egër.

Rr. i V. është rreth industrial-bujqësor 1 zhvilluar. Industria jep 58% të prodhimit të përgjithshëm shoqëror. Është zhvilluar me vrull gjatë viteve të pushtetit popullor. Gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar nië sërë veprash të mëdha, Para Çlirimit kishte vetëm disa punishte. e fabrika të vogla. Prodhimi i ind. kundrejt v. 1938 u rrit më 1980 54.2 herë. Dega kryesore është ind. ushqimore që jep 36% të prodhimit industrial të rrethit. Ka komhinatin e konservave «E.Telman», ndërmarrjen ushqimore (prodhon kor.serva perimesh, saleë etj). Zhvillim ka marrë ind. kimike që prodhon sodë kaustike, sodë të kalcinuar, PVC, acid klorhidrik, ind. e nxjerrjes së naftës dhe gazit, ind. e materialeve të ndërtimit, ind. elektrike (me fabrikën e llampave, TEC dhe hidrocentralin e Smokthinës), ind. tekstile. peshkimi, nxjerrja e kripës së detit etj. V. ka portin detar dhe lidhet me vijat hekurudhore të vendit. Bujqësia jep 24% të prodhimit të përgjithshëm shoqëror. Ka 19 koop. të bashkuara, 2 KTL, 6 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi inë 1946 (Risilia) dhe përfundoi më 1959. Sipërfaqja e punueshme zë 23,7% të gjithë rrethit nga e cila 70% bimët e arave e 20% uilishtat. Sot ujitet 52% e tokës së punueshme. Ka 18 ujëmbledfaës (më të mëdhenjtë i Harvalasë, i Vllahinës), disa stacione të mëdha pompimi (i Mifolit, i Tragjssit), disa kanale me vetërrjedhje. Janë të mekanizuara 87% e plugimeve, 35% e prashitjeve, 61% e korrjeve, 100% e shirjeve. Kulturat kryesore: gruri (27% të sipërfaqes së punueshme), misri (8%), frutat, luledielli, duhani. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 9.7 kv/ha në grurë dhe 10,7 kv/ha në misër, më 1983 arriti 26 kv/ha grurë dhe 43 kv/ha misër. V. përmendet për prodhimin e ullirit, agrumeve, vreshtave dhe perimeve. Në blegtori mbizotërojnë të imëtat (dhen e dhi); rriten dhe gjedhët. Ka disa komplekse për rritjen e shpendëve.

Në Rr. e V. përfshihen disa zona etnografiker Kurveleshi i poshtëm, Mesapliku, Bregu, Topalltia, Kudliësi. Banorët kanë marrë pjesë në luftërat shekullore për liri e pavarësi. Rrethi ka tradita në punimin e leshit, gurit, gjineshtrës, drurit, në qëndistari dhe argjendari. Në zonat malore burrat mbanin veshje me shajak leshi me tirq gjunjarë dhe qylaf të hardhë, ndërsa gratë fustan të gjatë, me vonë janë përdorur çitjanet. Mbizotëron kënga polifonike, në qytet përmenden edhe këngët popullore vlonj ate. Para Çlirimit në Er. e V. kishte një shkollë të mesme, 42 shkolla filiore, 1 kopsht. Sot ka 18 shkolla të mesme (duke përfshirë edhe të mesme industriale, mjekësore, txegtare e artistike), 94 shkolla 8-vjeçare, 139 kopshte. Janë ngritur 75 muze, 2 shtëpi muze (Tërbaç, Vuno), 21 shtëpi kulture, 57 vaira kuituxe. 22

biblioteka. Batohet gazeta Zëri i Vlorës (shih). Zhvillojnë veprimtari 23 kinema dhe autokinema lëvizësë, teatri dhe estrada profesioniste, tetri i kukullave, Ansambli i këngëve ‘ dhe valleve «Labëria», 113,’grupe folklorike, 24 grupe teatrale, 70 grupe estradash (49 në fshat), 26 ansamble artistike.

‘Në Rr. e V. funksionojnë 8 spitale, 30 shtëpi lindjeje, 134 ambulanca, 29 klinika dentare, 32 farmaci, 7 laboratorë klinikë, 1 laborator bakteriologjik. Janë ndërtuar stadiumi dhe pallati i sportit «Flamurtari», 83 monumente skulpture. Rrethi ka disa qendra e objekte arkeologjike: Shpella prehistorike e Velçës, rrënojat e qytetit të Amanties (Plloçë), të Olympes (Mavrovë), të Orikut (Orikum), të Kalasë së Kaninës etj. Në V. ësh’të ngritur Instituti i Agrumeve dhe i Rrushit. Veprojnë bërthamat e historianëve, gjeografëve, arkeologëve, dega e Lidhjes së Shkrimtareve

dhe artistëve. Ka disa qendra turistike (Llogora, Dhërmi, Himarë, Uji i Ftohtë), 2 shtëpi piishimi për punëtorë (Vlorë, Dhërmi), rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Vlorës


[cite]