RRUGA E MALËSISË SË MADHE


RRUGA E MALËSISË SË MADHE
✤ (1967). Vepër e rëndësishme e planit të katërt pesëvjeçar (1966-1970), ndërtimin e të cilës me aksion Partia ia hesoi rinisë. Punimet filluan më 1.4.1967, morën pjesë 5000 vullnetarë e vullnetare nga disa rrethe të Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Më 16 tetor 1968, në 60-vjetorin e lindjes së shokut Enver Hoxha, Rruga e Malësisë së Madhe përfundoi me sukses, sipas zotimit të marrë.

Bashkë me malësorët, vullnetarët punuan edhe për zbatimin e vendimit të Partisë që në çdo fshat të Kelmendit të shkojë edhe drita elektrike. Për ndërtimin e rrugës së Malësisë së Madhe, me gjatësi 65 km që lidh Shkodrën me Tamarën e Vermoshin, u shpenzuan nga shteti 13 milionë lekë dhe u krye një vëllim i madh pune: u gërmuan 520 mijë m3 dhe e shkëmb, u ngritën mijëra m3 muraturë guri e betoni, u vendosën 100 mijë m2 shtresë rrage, kalldrëm e çakëll, u ndërtuan 60 ura dhe u përfunduan plotësisht, me vepra arti e mure mbrojtëse, mbi 30 km rragë. Aksioni u bë një shkollë e madhe për eduki:m~n dhe kalitjen e brezit të ri, sidomos për revoiueionarizimin e mëtejshëm të rinisë dhe gjithë popuilsise së zonave të thella të Malësisë së Madhe.

(Ag.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rruga E Malësisë Së Madhe


[cite]