RUAJTJA E NATYRËS
✤ Tërësia e masave që sigurojnë ndërhyrjen e organizuar e me kritere shkencore të shoqërisë në mjedisin natyror në përputhje me ligjet objektive që e rregullojnë atë, për shfrytëzimin racional e të planifikuar të pasurive natyrore, ruajtjen e mjedisit ngs ndotja e degradimi dhe përtëritjen e vazhdueshme të përbërësve të veçantë të natyrës.
Në RPS të Shqipërisë shfrytëzimi i pasurive natyrore bëhet në mënyrë racionale e të planifikuar, ku «Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyrës, e ujërave dne e ajrit nga prishja dhe ndotja është detyrë e shtetit dhe e organizatave ekonomike e shoqërore dhe e gjithë shtetasvex (nen 20 i Kushtetutës së RPS të Shqipërisë). Si rezultat i zhvillimit të industrisë në të gjithë vendin, i ndërtimit të sistemeve të fuqishme energjetike, i bonifikimeve dhe ujitjes, i pummeve të mëdha rregulluese në lumenjtë, i hapjes së tokave të reja dhe tarracimeve në kodrat e malet, i pyllëzimeve, i ngritjes së qendrave të reja të banimit etj. natyra e vendit ka pësuar shndërrime të thella, që kanë çuar në vendosjen e ekuilibreve të reja midis natyrës dhe shoqërisë. Krahas peizazheve natyrore kanë zënë vend gjithnjë e më të madh peizazhet antropogjene (industriale, agrare e urhane). Ky transformim i madh i natyrës së vendit është bërë në mënyrë të organizuar, në përputhje me orientimet e PPSH për ndërtimin e soeializmit, dhe pa kontradikta antagoniste. Në një radhë dokumentesh ligjore të .Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe dikastereve qendrore janë vendosur rregulla të bazuara në kritere shkencore për shfrytëzimin racional të pyjeve, për përtëritjen dhe mbrojtjen e tyre nga zjarri, për shfrytëzimin e ujërave, për mbrojtjen e tokave nga erozioni, gjuetinë e kafshëve të egra etj. Për ruaj tj en e bimësisëdhe kafshëve të egra në gjendjen e tyre të natyrshme janë krijuar parqe kombëtare e rezervate, që zënë rreth 12.000 ha tokë. Ruajtja e mjedisit nga ndotja e degradimi, sidomos në zonat industriale është një nga përkujdesjet kryesore të pushtetit popullor. Një hap i rëndësishëm ishte dekreti i Kuvendit Popullor «Mbi mbrojtjen e ambientit nga ndotja» (1973) dhe vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave, në të cilin ruajtja e amhientit lidhet ngushtë me mbrojtjen e jetës, të kafshëve, të bimëve, të natyrës në përgjithësi. Masat legjislative u shoqëruan me krijimin e një radhë organizmave të ngarkuara me detyrat e ruajtjes së mjedisit. Në çdo rreth e dikaster ka komisione për mbrojtjen e mjedisit. Në Ministrinë e Shëndetësisë është Inspektorati i mbrojtjes së Mjedisit nga Ndotja, i plotfuqishëm për të gjitha problemet në shkallë republike. Në disa institucione shkencore janë ngritur sektorë e grupe pune të veçanta për këto probleme. Janë përpunuar udhëzime e rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë organizatat ekonomike, shtetërore e shoqërore. Një nga masat më të rëndësishme është shpërndarja gjeografike e industrisë, duke mos lejuar përqendrimin e ndërmarrjeve industriale në disa vende. Impiantet kryesore industriale janë të pajisura me anekse për pastrimin e mbeturinave të fundit të proceseve teknologjike. Në bujqësi zbatohen një radhë masash për një përdorim më të studiuar e të kombinuar të plehrave kimike, të luftës kimike të kombinuar me luftën biologjike ose me mënyrat klasike të mbrojtjes së bimëve, për studime komplekse në trajtimin e pyllit, në mbrojtjen e shpateve të kodrave e maleve nga erozioni etj. Janë kthyer në tokë pjellore kënetat, moçalishtet e djerrinat dhe në vend të ekosistemeve primitive e të degraduara janë krijuar ekuilibre të reja biocenozash të dobishme. Si rrjedhim i këtyre masave të gjithanshihe vendi ynë sot ka një mjedis natyror të shëndetshëm, të pastër, thuajse normal në të gjitha aspektet e tij. Zbatohen masa organizative e kontrolli të sanksionuara me ligj e vendime zyrtare për ruajtjen e natyrës të një niveli të përparuar në shkallë botërore. Për të përgjithësuar përvojën e fituar për R, e N. dhe transformimin e saj më 1979 nën drejtimin e Akademisë së Shkencave u zhvillua Konferenca e parë kombëtare për ruajtjen e mjedisit natyror.
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ruajtja E Natyrës