SËMUNDJET ENDOKRINE


SËMUNDJET ENDOKRINE
✤ (Endokrinologjia). Shkaktohen nga dëmtime anatomike ose funksionale të gjëndrave me sekrecion të brendshëm: të hipofizës, tiroides, paratiroideve, mbiveshkoreve, gjinoreve, pankreasit dhe timusit. Hormonet specifike që prodhojnë këto gjëndra janë të domosdoshme për rritjen, për zhvillimin normal të gjithë proceseve jetësore, për ripërtëritjen e brezave. Kur prodhimi i hormoneve pëson çrregullime, në organizmin e njeriut ndodhin pasoja të rënda fizike dhe psikike. Në Shqipëri para Çlirimit nuk ka pasur specialitet të endokrinologjisë. Shërbimi i specializuar i endokrinologjisë u krijua më 1960 në klinikën universitare të Tiranës, më 1971 u ngrit Qendra e Studimit funksional me radioizotope. Më 198-1 endokrinologjia u nda si shërbim i specializuar më vete. Me anën e lëndëve radioaktive kryhen në këtë shërbim gama-sintigrafia e tiroideve, dozimet e hormoneve të. tiroideve (T4-T3), TSH, TRH, insulinemia etj. Në rrethet kryesore të vendit ka sot shërbim të endokrinologjisë me mjekë të specializuar.

(F. Ho.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sëmundjet Endokrine


[cite]