Saducejtë
(greqisht: Σαδδουκαίοι) Saducejtë qenë shtresat më të larta dhe më të fuqishme, sepse nga radhët e tyre zgjidheshin organet më të larta të Sinedrit. Ata qenë aristokratë dhe simpatizantë të helenizmit. Pranonin ligjin e Pentateukut (si ligjin suprem), por mohonin ngjalljen e të vdekurve, pavdekshmërinë, ekzistencën e shpirtrave dhe providencën hyjnore. Saducenjtë zotëronin fuqi politike dhe nuk qenë popullorë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]