Selvija
Selvija
(latinisht: Cupressus sempervirens, familja Cupressaceae)
Përdorimi:
Boçet e thara të selvisë kanë veti kurative. Ato përdoren kundër urinimit në gjumë (sepse fuqizojnë muskulaturën e fshikëzës së urinës); në majasëll, variçe (sepse ngushtojnë enët e gjakut); kundër diarresë (në sajë të veprimit rrudhës).
Përgatitja:
10 gr. drogë e copëtuar hidhet në 100 gr alkool 600, në një shishe e cila mbyllet me tapë. Lihet 7 ditë duke e përzier herë pas here. Pas 7 ditëve lëngu kullohet dhe pihet në dozën nga 20 pika 3-4 herë në ditë pas ushqimit kur ndodhin rrjedhje të brendshme gjaku me prejardhje të ndryshme. Fëmijëve që urinojnë në gjumë u jepen 15 pika para gjumit.
Për përdorim nga jashtë 50-100 pika tinkturë treten në 1 litër ujë të ngrohtë. Copa garze njomen me ujin dhe vihen mbi varriçe. Varriçet lahen me çajin që përftohet duke zier 1 grusht me fryte të thata në 1 litër ujë.
Kurse për heqje barku çaji përgatitet duke hedhur 10 gr drogë të copëtuar në 2 gota ujë të sapozier. Përmbajtja mbulohet me kapak dhe përzihet herë pas here. Pas 15 minutash kullohet. Pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Taoujouti Abdelmouhaïmen (Appareille Photo-Numérique) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], via Wikimedia Commons