SANTORI FRANCESK ANTON


SANTORI FRANCESK ANTON
✤ (1819-1894). Poet e dramaturg arbëresh, Ishte nga Shën Katerina e Kozencës, prej një familjeje të varfër fshatare. Studioi _’teologji dhepjesënmëtëmadhetë jetësekaloi në manastir, prej nga u largua vitet e fundit. Që herët nisi të mbledhë këngë popullore arbëreshe e të krijojë edhe vetë në gjini e lloje të ndryshme, F. S. lëvroi lirikën, poemën, novelën në vargje, romanin, dramën, tragjedinë, satirën e fabulën. Ai shkroi shumë, po arriti të botojë pak. Ndër botimet e tij janë: përmbledhja me lirika Këngëtorja arbëreshe (Canzoniere albanese, (rreth 1845), poemat Valle e haresë së madhe (1848) dhe I burgosuri politik (II prigioniere politico, 1350T|i akte të dramës «Emira» u botuan nga J. De Kada te «Fjamuri i Arbërit» (1883-84). Është autor edhe i disa krijimeve satirike. Në poezi F. S. trajtoi motive atdhetare e shoqërore. Në krijimet e tij spikasin prirjet demokratike, por edhe disa iluzione politike, të cilat shfaqen edhe në dramën «Emira». Në dramë gjejmë personazhe të arrira dhe tablo të gjalla të mjerimit të fshatarëve arbëreshë, dialogë të shkathët, lirizmin dhe humorin e këndshëm.

Vitet e fundit studiues arbëreshë botuan novelat në vargje «Brisandi, Lletixja e Ulladheni», «Familja fushtjerotes etj., që trajtojnë probleme shoqërore e politike. Në prirjen më të përgjithshme ato janë romantiko-sentimentale, po hera-herës mjediset dhe bota e brendshme e personazheve jepen me realizëm. F. S. ka meritën se e pasuroi më tej problematikën e letërsisë arbëreshe. U interesua edhe për folklorin, 1 dha 20 këngë arbëreshe J. De Radës, la të pabotuara një përmbledhje këngësh popullore dhe 100 fabula të përkthyera nga Ezopi.

(K. Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Santori Francesk Anton


[cite]