Shaja mjekësore
Shaja mjekësore
(latinisht: Borago officinalis, lëpusha)
Përdorimi:
Majat e lulëzuara dhe të thara të shajës shërbejnë si drogë. Droga përdoret për nxitjen e urinimit në pezmatimet e rrugëve urinare; si diuretik në reumatizëm dhe sëmundje të zemrës. Nga jashtë përdoret si llapa kundër pezmatimit.
Përgatitja:
2 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapozier ku lihen 45 minuta. Lëngu pihet gjatë ditës me filxhanë çaji. Kura vazhdon 3-4 javë.
Llapaja përgatitet si vijon: një grusht gjethe të thata e të copëtuara valohen në pak ujë derisa ky të avullohet. Llapaja mbulohet me napë e vihet në vendin e dhembjes. Afati i skadencës së drogës së thatë: 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=9370614