Shfaqet një krijesë e re

Afër akullnajave të Evropës e të Azisë erdhi e u vendos një krijesë e re, me një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Ajo kishte një aftësi për t’u përshtatur ndaj kushteve të jetesës shumë më të madhe sesa kafshët. Veç kësaj, ajo i gjuante kafshët me ndihmën e sëpatës dhe të heshtave të gjata. Brenda një kohe të shkurtër ajo u bë zot i botës. Kur shtresat e akujve u tërhoqën për herë të fundit, 8 ose 10 mijë vjet më parë, njeriu primitiv ishte përhapur në lërë Botën e Lashtë. Ai përdorte zjarrin, dinte të bënte vizatime në muret e shpellave dhe i varroste të afërmit e vdekur.

Ka të ngjarë që, pak përpara pushtimit të fundit të akujve, domethënë rreth 35.000 vjet më parë, banorët e Azisë Veriperëndimore të jenë hedhur në një rrip të ngushtë toke që të çonte në atë vend që sot quhet Alaskë. Pasi e kapërcyen atë, ata u drejtuan për në jug. Sot gjenden majat e heshtave të tyre dhe mbeturinat e zjarreve të tyre nëpër shpellat dhe nëpër shtretërit e lumenjve të dikurshëm në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara. Kur akujt u shkrinë dhe u tërhoqën drejt veriut, u formuan pyje të reja, ndërsa kafshët u zhvendosën dhe zunë përsëri vendbanimet e dikurshme. Këto toka ishin gërryer nga akujt dhe ruanin gjurmët e tyre, bile i ruajtën ato edhe për shumë mijëra vjet që do të pasonin.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]