SHKËNDIA
✤ (1921). Revistë e përmuajshme letrare e kulturore. Doli në Korçë në vitet 1921-1923 nën drejtimin e Milto Sotir Gurrës. Në faqet e saj u botuan tregime e vjersha të autorëve shqiptarë dhe përkthime, sidomos nga letërsia ruse. Vend të mirë revista i kushtoi përhapjes së njohurive shkeneore popullarizuese dhe shkrimeve mbi artin.
(N.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkëndia
[cite]