SHKRIFËRIMET


SHKRIFËRIMET
✤ Grumbullime sipërfaqësore të mineraleve të rënda dhe të qëndrueshme’ kimikisht e fizikisht, të formuara nga tjetërimi, transportimi dhe përqendrimi i grimcave të shkëmbinjve dhe të mineraleve parësore. Sh. mund të jenë eluviale, deluviale, proluviale, aluviale (ose lumore), detare, liqenore etj. Më të rëndësishmet janë Sh. aluviale që japin 10-20% të prodhimit të arit e të platinit dhe Sh. detare që japin gjysmën e prodhimit botëror të titanit, si dhe mineraleve të rralla e radioaktive. Prej tyre nxirret edhe kromiti, granatet, bariti etj.

Në Shqipëri ka Sh. të sotme gjatë bregde^t të Adriatikut. Mineralet kryesore përbërëse të tyre janë: titanomagnetiti, rutili, ihneniti, zifkoni, kromiti, magnetiti, leukokseni, bariti, granatet etj. Këto minerale gjenden në trajtë brezash midis rërave të plazheve të sotme dhe spikasin me ngjyrën e tyre të zezë. Gjithashtu në Shqipëri ka Sh. të formuara në të kaluarën gjeologjike, si në afërsitë e Tiranës, Krujës, Vlorës, Kukësit etj. Ka filluar shfrytëzimi dhe përpunimi i Sh. duke nxjerrë koncentrate të titanit, (mbi 91% rutil) zirkonit (mbi 60% zirkonit), kromitit (mbi 38%), magnetitit (mbi 56%) dhe granateve që përdoren për nevojat e vendit edhe eksportohen. Në të ardhmen do të zgjerohet nxjerrja dhe përpunimi i koncentrateve të mineraleve të rëndë nga Sh.

(A.Gr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkrifërimet


[cite]