Shtogu

Shtogu

(latinisht: Sambucus nigra, familja Caprifoliaceae)

Përdorimi:
Lulet dhe frytet e thara të shtogut të zi shërbejnë si drogë. Përdoret për të ndihmuar djersitjen në temperaturë të lartë në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes; për të qetësuar dhimbjet e aparatit tretës; në fryrjet e zorrëve nga gazrat; si gargarë në acarimet e fytit, bajameve dhe gojës. Frytet përdoren si antinevralgjike në nervin shiatik, në dhembje të kolonës vertebrale.

Përgatitja:
1-2 lugë çaji me drogë lule hidhen në 1 gotë me ujë të valuar; mbulohen me kapak dhe lihet 15 minuta. Përdoren 1-3 doza të tilla në ditë.
Me frytet çaji përgatitet si vijon: 1-2 lugë çaji me drogë hidhet në 1 gotë ujë; zihet 3-5 minuta. Pihet 1 gotë çaj në ditë, sidomos para gjumit.
Fryteve të njoma u përdoret lëngu: 20 gr lëng i fryteve përzihet me 10 gr verë të kuqe. Përzierja pihet brenda ditës. Kura vazhdon 1 ditë deri në 3 javë derisa të qetësohen dhimbjet e nervit shiatik apo të nervit trigemin.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Willow – Own work, CC 2.5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2643905

[cite]