Shpifja sipas krishterimit

Shpifja sipas krishterimit

Shkaku kryesor i shpifjes është në radhë të parë interesi personal. Shpifësi përpiqet të sajojë gjëra për shokun e tij, me qëllimin që të tjerët të krijojnë për të përshtypje të këqija. Shpifjet e trillimet me forma nga më të ndryshmet janë evidente kudo. Cmira për mbarvajtjen e tjetrit, zemërligësia si dhe shumë pasione të tjera sjellin shpifjen në gojën e njeriut. Në përgjithësi ziliqari bëhet edhe shpifës, sepse atij nuk i pëlqen të shohi të tjerët të lumtur, prandaj i akuzon ata duke shpifur dhe trilluar gjëra të pa qena. Padyshim që ato gjëra që shpif janë të studiuara mirë në mënyrë që të duken si të vërteta dhe reale. Zakonisht shpifësit janë njerëz të paaftë dhe si të tillë sulmojnë gjithmonë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]