Mitropolia e Tiranës
Në vitin 1929 qendra kishtare kaloi në Tiranë që ishte kryeqyteti i Shqipërisë, prandaj u quajt Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Mitropolia e Tiranës para vitit 1967 kishte 20 enori dhe dy manastire. Në Tiranë është vendosur edhe Kryeepiskopata e Hirshme. Drejtor i Përgjithshëm i Kryeepiskopatës së Hirshme është Protoprezviter Jani Trebicka. Kryeepiskopi mban titullin: “Kryeepiskop i Tiranës Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë”. Mitropolitët e Durrësit kanë qenë: Qesari (një nga 70 Apostujt), Asti (98), Eukari (431), Lluka (451), Sizini (692), Niqifori (783), Llukiani (879), Lorenci (1025), Lorenci (1053), Andoni (1143), Kostandin Kavasili (1180), Romanoi (1240), Anonim ( 1289), Dhanili (1691-1694), Kozmai (1694- 1702), Niketa (1740-1749), Anthimi (1749-1760), Neofiti (1760-1761), Mileti (1761- 1768), Grigori (1786-1772), Kostanci (1777-1782), Efthimi (1782-1809), Samueli (1809- 1821), Krisanthi (1821-1833), Gjerasimi (1833-1837), Anthimi (1837-1844), Anthimi II (1844- 1845), Joaniqi (1845-1858), Genadi (1858-1859), Afsenti (1859). Josifi (1859-1867), Visarioni (1867-1899), Prokopi (1899-1906), Joani (1906-1911), Jakovi (1911-1922), Theofan Noli (1923), Visarion Xhuvani (1929-1937), Kristofor Kisi (1937-1948), Pais Vodica (1948- 1966), Damjan Kokoneshi (1966-1967), Anastasi (1992-në vazhdim). Mitropolia e Shenjtë e Tiranës dhe e Durrësit ka këto manastire: 1.Manastiri i Shën Gjon Vladimirit gjendet në perëndim të Elbasanit. Si bërthamë është themeluar në fillim të shekullit IX. 2. Manastiri i Shën Vlashit është mbi një kodër në mes të fshatit me të njëjtin emër, në juglindje të Durrësit. Mitropolia e Shenjtë e Tiranës dhe e Durrësit ka këto zëvendësi mitropolitane vendore: Tirana, Durrësi, Shkodra, Kavaja dhe Elbasani. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë: Në Tiranë: Katedralja “Ngjallja”, Tiranë në ndërtim e sipër, Kisha e “Shën Prokopit”, Kisha e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses”, Kryepiskopata e Hirëshme, Përkujdesja ditore e fëmijëve, Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi, Shkolla 9-vjeçare shqiptaro – amerikane “Protagonistët”, Godina Polifunksionale-Instituti Profesional, Radio Ngjallja dhe Diakonia Agapes, Kompleksi i punishteve “Nazaret”, Qendra Rinore “Bethlehem”, Qendra Studentore, Mensa “Shoqëria e Dashurisë”, Qendra e Fëmijëve “Frymë Dashurie”, Qendra arsimore-shpirtërore “Thavor”, Shtëpia e Pritjes. Në Durrës: Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Kisha e “Shën Gjergjit”, Kisha e varrezave, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe manastiri i “Shën Vlashit”, Shtëpia e Shpresës, Sh. Vlash, Kisha “Apostull Petro dhe Pavli”, në Rrushkull. Në Kavajë: Kompleksi i Kishës së “Shën Nikollës”, Kisha e “Shën Nikollës” në Rreth-Greth. Në Peqin: Kisha e “Apostull Petros dhe Pavlit”. Në Elbasan: Kisha e “Shën Nikollës”, Kisha e “Shën Thanasit”, Qendra shpirtërore pranë kishës së Shën Marisë, Kisha dhe Konakët e Manastirit të Shën Joan Vladimirit, Kisha e “Shën Dhimitrit”, në Fikas, Kisha e “Lindjes së Krishtit” në Cërrik, Kisha e “Shën Dhimitrit” në Shtërmen, Kisha e “Ngjitjes në qiell të Krishtit” në Gjinar, Qendra rinore shpirtërore në Gjinar. Në Librazhd: Kisha e “Të Tërëshenjtës Mari” në Përrenjas. Në Gramsh: Kisha e “Metamorfozës së Shpëtimtarit” në Gramsh, Kisha e “Shën Nikollës dhe Shën Parashqevisë” në Grabovë. Në Shkodër: Katedralja e “Lindjes së Krishtit, Kisha e “Trinisë së Shenjtë” në Vrakë. Në Lezhë: Kisha e “Metamorfozës së Shpëtimtarit”. Në Bulqizë: Kisha e “Shën Parashqevisë” në Klenjë. Në Mitropolinë e Shenjtë e Tiranës dhe e Durrësit shërbejnë këta klerikë: Imzot Andoni, Imzot Nikolla, atë Jovan Koroveshi, atë Kristo Sharko, atë Sotir Xhaferi, atë Petraq Thanasi, atë Spiro Tole, atë Gjergji Trebicka, atë Pavli Dimashi, atë Gjerasim Çakalli, atë Stavri Çipi, atë Janaq Gjica, atë Aleksandër Lushi, atë Kosta Pëllumbi, atë Pali Qosja, atë Jani Ranxha, atë Aleksandër Petani, atë Ilia Mazniku, atë Viktor Bërdufi, atë Kozma Prifti, atë Aleks Ndoni, atë Emanuel Lusha, atë Nikolla Petani, atë Mihal Prifti, arkimandrit Asti Bakëllbashi, atë Kostandin Tuda, dhjakon Petro Halili, dhjakon Spiro Kostoli, dhjakon Anastas Bendo, dhjakon Grigor Pelushi, etj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropolia e Durrësit në Shekuj, Ngjallja, qershor 1993, faqe 7.