SHPNESA E SHQYPENIS


SHPNESA E SHQYPENIS
✤ (1905). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, letrare, pjesërisht edhe italisht e serbisht. Numri i parë doli më 10.11.1905 në Raguzë, vijoi deri në nr. 38 më 1908 në Trieste e Romë. E drejtonte Nikollë Ivanaj (shih). Propagandoi idenë e luftës për pavarësi, për gjuhën e shkollën shqipe, demaskoi synimet grabitqare të imperialistëve dhe të shovinistëve fqinjë, reaksionin klerikal e sidomos jezuitët e vënë në shërbim të intrigave austro-hungareze e italiane.

(Z.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpnesa E Shqypenis


[cite]