
SHQIPËRIA E RE
✤ (1947). Revistë dymujore politike, shoqërore e kulturore e ilustruar. Botohet shqip, frëngjisht, anglisht, rusisht, italisht, spanjisht, gjermanisht dhe arabisht. Numri i parë doli në dhjetor 1947 frëngjisht. Ka për qëllim të bëjë të njohur sukseset e Shqipërisë socialiste në masën e gjerë të lexuesve në botën e jashtme. Tematika dhe përmbajtja e shkrimeve të saj mbajnë parasysh kërkesat e lexuesve të huaj dhe shkallën e njohurive që kanë për Shqipërinë.
(Y.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shqipëria E Re
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "SHQIPËRIA E RE" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/shqip%c3%abria-e-re