SHQIPËRIA SOT


SHQIPËRIA SOT
✤ (1971). Revistë e përdyjavshme politike dhe informative pj-esërisht e ilustruar. Botohet në Tiranë në gjuhën frënge, angleze, gjermane, spanjolle dhe italiane. Numri i parë në frëngjisht, anglisht e spanjisht doli në dhjetor 1971, në gjermanisht në shkurt 1973 dhe ‘ në italisht , në shkurt 1976. Trajton probleme të ndërtimit të ‘ socializmit, arritjet në fushat politike, ekonomike, shoqërore e kulturore në RPSSH. Paraqet gjithashtu qëndrimet e RPSSH ndaj çështjeve më të rëndësishme ndërkombëtare.

(Mi.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqipëria Sot


[cite]