SHTËPIA—MUZE E VËLLEZËRVE NUSHI


SHTËPIA—MUZE E VËLLEZËRVE NUSHI
✤ U hap më 1970 në fshatin Vuno të Vlorës në ndërtesën ku lindën shoku Gogo Nushi dhe Heroi i Popullit Kozma Nushi. Pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e tyre revolucionare, duke filluar me periudhën para themelimit të PKSH kur punonin me bashkatdhetarët në Lion të Francës, gjatë Luftës ANÇ dhe pas Çlirimit për Gogo Nushin. Në ndërtesë pranë paraqitet e kaluara patriotike e revolucionare e fshatit Vuno, pjesëmarrja në Luftën ANÇ dhe vitet e ndërtimit socialist.

(K.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia—Muze E Vëllezërve Nushi


[cite]