SHTËPIA—MUZE VËLLEZËRIT FRASHËRI
✤ hap më 16.6.1974 në Frashër të Përmetit në ndërtesën e rindërtuar të familjes së tre vëllezërve të shquar të Rilindjes Kombëtare. Dhomat e nara kanë materiale historike e etnografike për krahiNën e Dangëllisë. Me dokumente, fotografi, tekste e objekte të tjera pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e Abdyl Frashërit, Naim Frashërit dhe Sam! Frashërit në dhoma të veçanta. Shtëpia ka gjithashtu një arkiv. Përballë saj janë ngritur buste të tre vëllezërve.

(Ka. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia—Muze Vëllezërit Frashëri


[cite]