Silvestri
(greqisht: Σίλβεστρος) Silvestri (314-335) ishte Papë i Romës në vitin 314. Me kishën e perëndimit kemi shumë shenjtorë të përbashkët, të cilët i përkasin epokës përpara ndarjes së kishave. Një nga këta është edhe Shën Silvestri, i cili në lindje kremtohet më 2 janar, ndërsa në perëndim më 31 dhjetor. Ky i fundit ishte i biri i Rufinit dhe kishte lindur në Romë. Në moshën 30-vjeçare u hirotonis nga Papa Markeli, duke i ngjitur shkallët e karrierës kishtare arriti që në vitin 314 të bëhej Papë i Romës. Papa Silvestri u shqua në luftën kundër arianizmit. Në Sinodin e parë Ekumenik të Nikeas në vitin 325 u përfaqësua me anën e dy priftërinjve, Viktorit dhe Vinçensit. Ky papë dekretoi kanonet liturgjike për krezmimin. Ka lënë shumë vepra, prej të cilave mund të përmendim Vita Silvestri, To Constitutum Silvestri etj. Silvestri ndërroi jetë në vitin 335.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)