Simboli i Besimit

Simboli i Besimit

Simboli i Besimit Për të lehtësuar besimtarët, të cilët nuk kishin kohën ose përgatitjen e nevojshme që të mund të studionin dhe të thelloheshin në Shkrimet e Shenjta, që të ndërgjegjësoheshin për besimin e tyre, Kisha hartoi qysh në kohët e hershme disa përmbledhje të pikave të besimit, të quajtura Simbole të Besimit. Të gjitha simbolet fillojnë me fjalën: “Besoj”, prandaj quhen edhe “Besore”. Çdo kristian, sado i pamësuar qoftë, duhet të dijë përmendësh Simbolin e Besimit. Në shekujt e parë të kristianizmit çdo kishë e rëndësishme kishte simbolin e vet, i cili nuk ndryshonte nga simbolet e kishave të tjera veçse fare pak nga mënyra e formulimit të tij, sepse esenca e të gjitha simboleve ishte e njëjtë. Simboli i Besimit paraqet gjithë dogmën e besimit kristian dhe është dekretuar në Sinodin e Nikesë në vitin 325. Simboli i Besimit ka dymbëdhjetë rreshta.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]