SINDIKATAT NË SHQIPËRI


SINDIKATAT NË SHQIPËRI
✤ Format e para të organizimit të punëtorëve që lindën në Shkodër nga fillimi i shekullit XX me krijimin e «shoqatave ndihmëtare», të cilat organizuan arka të ndihmës reciproke dhe kooperativa konsumi. Festuan që më 1905ditën e 1 Majit. Qeveritarët të përkrahur nga reaksioni dhe nga kleri katolik i luftuan këto shoqata dhe i shpërndanë.

Pas Revolucionit të Tetorit, gjatë viteve 1920-30, filloi një ngritje e re e lëvizjes punëtore, e cila u përfshi në lëvizjen demokratike dhe mori karakter antizogist. Gjatë këtyre viteve u krijuan ]disa organizata ,profesionale, si «Lidhja punëtore» në Gjirokastër më 1925, shoqëria e punëtorëve rrobaqepës «Përparimi» në Tiranë më 1927, «Lidhja e punëtorëve rrobaqepës» në Korçë më 1927 e të tjera. Sindikatat profesionale të kësaj kohe përbëheshin nga çirakë dhe kishin për qëllim të zhvillonin solidaritetin dhe të organizonin ndihmën reciproke, të kufizonin mbeturinat esnafore, të zgjidhnin konfliktet midis çirakëve dhe punëdhënësve.

Ma iniciativën e Grupit Komunist të Korçës, në shtator 1933 u formua në Korçë shoqëria *Puna», ku bënin pjesë punëtorët e mjeshtërit e ndërtimit dhe të disa profesioneve të tjera. Më 1934 u krijuan edhe organizatat profesionale të punëtorëve këpucarë, rrobaqepës, shoferë, etj. Më 1935 u krijua «Lidhja e nëpunësve privatë» të Korçës. Në tetor 1935 u formua organizata profesionale e punëtorëve të naftës . shoqëria «Puna» etj. Këto organizata profesionale në statutet e tyre paraqiteshin si organizata që do të mbronin dinjitetins interesat e anëtarëve të tyre dhe që do të organizonin dhënien e ndihmës morale e materiale për ta, kurse në fakt ato ishin organizata revolucionare që luftonin për liri e demokraci, kundër regjimit të A. Zogut dhe fashizmit. Greva e Kuçovës dhe demonstrata e tmkës e Korçës (shih) e treguan hapur këtë. Këto organizata profesionale revolucionare që po zgjeroheshin dhe po bëheshin rrezik për regjimin u ndaluan me dekret-ligjin e 23 prillit 1937.

Në zjarrin e Luftës ANÇ, Partia Komuniste Shqiptare, për t’u lidhur organizativisht me punëtorët, formoi në Korçë e në disa qendra pune sindikata ilegale. Programi i tyre ishte që të merrnin pjesë aktive dhe të ndihmonin me të gjitha forcat Luftën ANÇ, të luftonin për përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës.

Sindikatat që u formuan para Çlirimit mbetën të kufizuara, me karakter lokal e profesional, nuk mundën të organizoheshin në shkallë kombëtare. Vetëm pas Çlirimit,

më 11.2.1945, në Konferencën Nacionale të Punëtorëve dhe Nëpunësve (shih) per herë të parë u themelua Bashkimi Sindikal i Shqipërisë, i cili në Kongresin I të Sindikatave të Punëtorëve dhe ië Nëpuhësve (shih) u quajt Bashkimi i Përgjithshëm Sindikal, ndërsa në Kongresin II (28.10.1949) mori emrin Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, (shih).

(Va. Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sindikatat Në Shqipëri


[cite]