SOFSA E SKËNDERBEUT


SOFSA E SKËNDERBEUT
✤ (Guri i Pishkashit). Pllakë e madhe gëlqerorësh të kretakut me formë pak a shumë të rrumbullakët, e vendosur mbi shkëmbinj ultrabazikë dhe xeherorë të hekur-nikelit. Gjendet në skajin JL të rrethit të Librazhdit, në V të Përrenjasit (ku është dhe fshati Pishkash), rrëzë malit të Skurës (1376 m). Zotëron mbi viset përreth, dhe nga Qafa e Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske. Sipas gojëdhanave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigande, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore, Emërtime e gojëdhana të njëjta ka edhe në Kostenjë (në V të rrethit të Librazhdit), në Skurraj të Milotit (rrethi i Krujës) etj.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sofsa E Skënderbeut


[cite]