SUÇI
✤ Fshat në rrethin e Matit, në JL të Burrelit. Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Domi, Gurra e Madhe, Gurra e Vogël, Kurdaria, Rripa, Shulbatra; popullsia gjithsej 7500 banorë. Përmendet si qendër e banuar që në kohë të lashta. Në S. është zbuluar një nekropol tumular me 4 tuma ilire, një kishë paleokristiane dhe një varr monumental i tipit me pusetë. Në S., tek Lisi i Patllit, a mblodh Kuvendi i Matit (ose Kuvendi i të dyzetëve) më 1910, që udhëhoqi luftën kundër Shefqet Turgut Pashës. Në S. u formua batalioni i Matit dhe u zgjodh Këshilli NÇ i rrethit. U çlirua më 6.8.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Më 1971 u përfshi në koop. e bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. S. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, monument kulture, rrjet tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Suçi


[cite]