TEQJA E HELVETIVE BERAT
✤ Është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Së bashku me xhaminë mbret, medresenë .etj. formonin një ansambël në qendrën e vjetër të qytetit. Përbëhet nga salla e faljeve në qendër të kompozimit, një ambient varrimi në anën J dhe një portik me 6 harqe në anën P. Salla e faljeve me planimetri katrore dallohet për dekoracionin e pasur të brendisë. Tavanet janë të punuara me dru të gdhendur dhe të pikturuar, po ashtu ballkoni i mafilit dhe pjesë të mureve. Shkallëzimi i vëllimeve, harmonizimi i pjesëve të plota dhe të hapura, përkujdesja në përpunimin dekorativ të elementeve, siç janë hyrja ‘kryesore, dritaret, harqet e deri tek parmakët e korniza në formë dhëmbë sharre prej guri, karakterizojnë trajtimin e jashtëm të monumentit.
(Gj.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Teqja E Helvetive Berat
[cite]