Thoma D‘Aquino
Thoma D‘Aquino (1225-1274) ka lindur në Itali më 1225. Ai ishte djali i një konti dhe që në moshë të re hyri në manastirin e mont Cassinit. Në moshën 18- vjeçare hyri në urdhërin e Domenikanëve. Ai arriti të bëhet profesor i famshëm në Këln, Paris, Romë, dhe Napoli. Vdiq në vitin 1274 gjatë rrugës për në sinodin e Lionit. Thomai nuk ka pasur asnjë funksion të lartë kishtar. Ai është një nga skolastikët më të mëdhenj. Vepra e tij më e rëndësishme është ajo me titull “Summa Theologiae”, në të cilën trajtoheshin çështjet e dogmatikës dhe të moralit, kristian. Për pastërtinë e jetës së tij ai u quajt “Doctor Angelikus”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Zhanë Hersh, Habia Filozofike, Dituria, Tiranë 1995, faqe 99-101.