UJI I GLINËS


UJI I GLINËS
✤ Ujë mineral natyror, i ftohtë, i tipit sulfat kalçiumi, që del nga burimi në fshatin Glinë (Gjirokastër). Është bakteriologjikisht i pastër dhe mund të përdoret nga të gjithë si ujë tryeze. Këshillohet për të sëmurët me gurë në veshka, në fshikëzën e urinës dhe në mëlçinë e zezë, në infeksione të zorrëve, të stomakut, në çrregullime të tretjes clhe të metabolizmit. Nuk lejohet .të përdoret nga të sëmurët me nefrit dhe pielonefrit. Më.. 1973 u ngrit pranë fshatit Glinë një fabrikë, e cila bën ngopjen artificiale të këtij uji me gaz karbonik dhe ambalazhimin në shishe 0.5 dhe 1 litër.

(V.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uji I Glinës


[cite]