Uji vepron kudo

Me siguri ju e keni vënë re shumë herë veprimin e një shiu të fortë mbi një shtresë rëre ose argjile. Fshatarët janë dëshmitarë të rrebesheve të shiut që hapin kanale në fushat e pjerrëta; ne gjithashtu mund të vrojtojmë në oborret ose në kopshtet tona rrëke uji që krijohen dhe rrjedhin me shpejtësi pas një shiu të madh.

Në disa zona të veçuara puna që bën uji është tepër e madhe. Në të vërtetë, atje ku bimësia është e paktë për shkak të reshjeve minimale, rrënjët thithin ujin, i cili formon kanale që i gërryejnë mjaft thellë shtresat ranore dhe argjilore. Të duket sikur këtu ka gisht një gjigant e jo uji, që gërryen koren e Tokës, që çan dhe copëton kështjella dhe blloqe të tjera masive të rrëzuara. Në të vërtetë, një rrebesh shiu në këto zona bën shumë më tepër punë, domethënë e gërryen shumë më tepër tokën nga sa bën uji në kodrat e pyllëzuara, ku, për të arritur atë shkallë gërryerjeje, i duhen më shumë vite. Toka merr një pamje interesante. Disa peizazhe të këtij tipi i gjejmë në Afrikë, në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]