ULTËSIRA E BRENDSHME


ULTËSIRA E BRENDSHME
✤ Ultësirë e mbushur nga molasa paleogjenike nike dhe që është e mbivendostir rJ e brendshme. Nga veprimtaria nacislr e ndarë në gropa ose ultësirs : : t e

prej të cilave kanë trajtë grabeni. Më të njohurat janë: Gropa e Korçës, që vijon edhe në Mokër me shtrirje JL, e mbushur me molasë eocenike, oligocenike e miocenike. Në përgjithësi ka strukturë sinklinale, e koklavitur nga shkëputje neotektonike, që kanë lartuar malet e Mokrës, malet e Moravës etj.

Gropa e Burrelit dhe ajo e Librazhdit, gropa midis maleve, me shtrirje JL, janë të mbushura nga molasa miocenike dhe kanë trajtë sinklinali të gjerë e me krahë jo të pjerrët. Në krahun P të gropës së Librazhdit shkëmbinjtë ultrabazikë kanë hipur mbi molasën si rrjedhojë e tektonikës së rëndesës.

Gropat e Tropojës, Hasit, Kukësit, Kashnjetit, Peshkopisë dhe Kolonjës janë grabene të mbushura nga molasa pliocenike-kuaternare që mbulon me shtrirje thuajse horizontale shkëmbinjtë më të vjetër. Gropat e Pogradecit, Prespës, Përrenjasit e Bulqizës, janë gjithashtu grabene të mbushura nga molasa kuaternare.

Në U. e B. gjenden vendburime qymyrguri në molasën oligocenike, miocenike e pliocenike, vendbu.rime rërash kuarcore etj.

(Sh.Al.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ultësira E Brendshme


[cite]