Urdhëri i Cistercianëve

Urdhëri i Cistercianëve

Urdhëri i Cistercianëve është urdhëri monakal më i vjetër në Perëndim, i krijuar në shekullin XI. Ky urdhër ushtronte asketizëm të rreptë dhe thjeshtësi përsa i përket veshjes së monakëve dhe zbukurimit të kishave, ndërtesave të manastireve etj. Për të siguruar jetën e tyre murgjërit cistercianë punonin tokat që mbeteshin djerë. Në ndryshim nga murgjit e tjerë, ata dalloheshin nga rasoja e bardhë. Të gjitha manastiret cisterciane, formonin një kongregacion të organizuar mbi baza demokratike, në sensin që ishin të gjithë të barabartë. Ata kishin në krye një këshill që përbëhej nga pesë igumenë (abatë) të pesë manstireve të kongregacioneve cisterciane.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]