UZINA MEKANIKE BUJQËSQRE DURRËS


UZINA MEKANIKE BUJQËSQRE DURRËS
✤ Uzina mekanike më e madhe e vendit për prodhimin e makinave bujqësore. U ngrit më 1955 mbi bazën e Uzinës Mekanike të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Grumbullimeve, që merrej me riparimin e traktorëve, të makinave bujqësore, të pompave etj. Më 1961 prodhoi të parat makina shirëse shqiptare tip «Myzeqeja». Më 1967 u shndërrua në një uzinë për prodhimin e makinave bujqësore dhe pjesëve të ndërrimit për tOi. Sot prodhohen mbi 60 lloje makinash bujqësorer si shirëse, triorë, ventilatorë, shkoqëse rnisri, tharëse drithi, makina mbjellëse, rimorkio speciale transporti, plugje, disqe, grejdera, freza prashitëse etj. Më 1981 prodhoi edhe të parën autokombajnë shqiptare.

(Ll. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Mekanike Bujqësqre Durrës


[cite]