Valeriana
Valeriana
(latinisht: Valeriana officinalis, familja Valerianaceae)
Përdorimi:
Rizoma me rrënjë e valerianës (ose haraqinës) shërben si drogë. Përdoret si qetësuese. Valeriana vepron në të njëjtën mënyrë si rezerpina dhe fenotiazinat, por në një shkallë më të dobët.
Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të thërrmuar hidhet në ½ gotë ujë të sapozier. Mbulohet me kapak dhe lihet 30 minuta. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Magnus Manske – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2211097
[cite]