Vidhi
Vidhi
(latinisht: Ulmus campestris, familja Ulmaceae)
Përdorimi:
Lëvoret e thara të degëve të reja të vidhit shërbejnë si drogë. Droga përdoret kundër diarresë, katarreve kronike të zorrës së trashë, në dermatite (si rrudhëse); në rast djegiesh.
Përgatitja:
Për heqje barku: ziejmë 1 grusht me drogë në 1 litër ujë. Pihen 2-3 gota në ditë. Për dermatozat: 130 gr. drogë copëtohen, zhyten në 2 litra ujë dhe zihen derisa uji të përgjysmohet. Nga lëngu pihet 50 gr në mëngjes dhe 50 gr në mbrëmje. Lëngu i vakët përdoret për të lyer disa herë në ditë vendin e djegur.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Franz Xaver [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], from Wikimedia Commons