VRESHTI
✤ Ngastër toke e mbjellë me fidana hardhie për prodhimin e rrushit. Në truallin e Shqipërisë vreshtaria (shih) ka qenë e njohur që në lashtësi. Edhe në shekujt e parë të erës së re e më pas, vreshtat kultivoheshin në të gjitha krahinat, veçanërisht gjatë bregdetit dhe në pjesët e brendshme të vendit si në Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë etj. Vera e rrushit të V. ishte artikull me vlerë tregtare dhe eksportohej në vendet e pellgut të Mesdheut.

Kultivimi i V. pësoi rënie gjatë sundimit osman, sepse ndër të tjera islamizmi ndalonte përdorimin e verës. Në këtë kohë në një farë mase filloi mbjellja e kultivarëve të rrushit për përdorim të freskët, si «Stambollesha», «Sulltanina», «Çaush» etj. Pas Çlirimit janë mbjellë sipërfaqe të mëdha me V. dhe hardhitë zgjidhen sipas kërkesave për përdorimin e rrushit. Çdo vit sipërfaqet e V shtohen dhe prodhimi më i madh i rrushit merret kryesisht prej tyre.

(M.Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vreshti


[cite]