Zhan Kalvin

Zhan Kalvin (1509-1564) ka lindur në Nuajo, në vitin 1509, në krahinën e Pikardisë në Francën e Veriut. Babai i tij, ishte sekretar i episkopatës së Nuajonit, gjë që i dha mundësinë të sigurojë një bursë, të vazhdojë studimet në shkencat humane si dhe ato të drejtësisë e teologjisë, në universitetet e Orleanit, Bryzhit dhe Parisit. I tërhequr nga profesorët e tij, që mbështesnin Luterin, nisi t’i përhapë mësimet e Luterit në Paris. Për këtë veprim Mbreti i Francës Françisk I, një mbrojtës i tërbuar i katolicizmit, e burgosi. Pasi u arratis nga burgu, shkoi në Bazel të Zvicrës, ku gjeti azil politik. Në vitin 1536 botoi veprën Instituti i fesë së krishtere “Institution de la religion chretine”. Duke krijuar Universitetin e Gjenevës dhe fondacione të tjera kulturore, ai e ktheu në një qendër propagandistike të Reformës. Këtu përgatiteshin misionarët dhe formoheshin predikatorët e komuniteteve të rinj protestantë, botoheshin libra për të cilët këta kishin nevojë etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]