Zorobabeli

(greqisht: Ζοροβάβελ) person biblik Zorobabeli ishte udhëheqësi i judejve, të cilët u kthyen në Palestinë me lejen e mbretit të persianëve Kirit. Në katalogun gjenealogjik të Mateut mungojnë disa nga emrat e pasardhësve të Zorobabelit. Kjo duket qartë tek ungjilli sipas Lukës, ku ndërmjet Josifit dhe Zorobabelit janë tetëmbëdhjetë emra (Luka 3, 23- 38). Ky i fundit ishte më i përmenduri prej fisit të Davidit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]