Aguliçja

Aguliçja

Primula Vulgaris (latinisht: familja Primulaceae)

Përdorimi:
Rrënjët dhe lulet e thara të aguliçes (emri tjetër zgorofeta) kanë veti shëruese. Aguliçja është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në livadhe, pyje, kullota subalpine dhe alpine. Droga përdoret si nxitës i nxjerrjes së gëlbazës, kundër të ftohurit, bronkiteve akute dhe kronike si dhe enfizemës së mushkërive.

Përgatitja:
Një lugë gjelle me drogë lule hidhet në një enë me një gotë ujë të sapozier; mbulohet me kapak, lihet 15-30 minuta; pastaj përmbajtja kullohet dhe pihet e ngrohtë; merren 2-3 doza të tilla në ditë, kryesisht si mjet që lëngëzon dhe largon sekrecionet e bronkeve në bronkite e pneumoni, si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje koke, në të marrët e mendve; në çrregullime të traktit tretës; në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për të njëjtat shqetësime përdoret edhe droga rrënjë e cila përgatitet si vijon: Një lugë gjelle me drogë rrënje të grimcuara zihet për 10 minuta në 1 gotë ujë. Kullohet. Pihen 3-4 lugë gjelle në ditë. Efekti i drogës lule është më i dobët se i rrënjës. Gjethet e primula veris-it në kuzhinën spanjolle përdoren në sallata. Në kuzhinën angleze lulet e bimës përdoren për aromatizimin e verërave, të uthullave. Përdorimet e primula vulgaris-it janë të ngjashme veçse lulet e kësaj të fundit përdoren dhe për ngjyrim në ëmbëlsira.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Blood Destructor – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=10976609

 

[cite]