Akja
Akja
(latinisht: Helichrysum arenarium Moench, familja Compositae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga lulesat kaptina të thara të akjes. Akja rritet në vende të thata dhe të zbuluara të cilat rrihen nga dielli (Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Çajup etj.). Bima është rreth 40 cm të gjatë, lulëzon në qershor-shtator. Lulet e akes kanë veti bakteriostatike, të nxisin urinimin, prodhimin e tëmthit, veti spazmolitike etj.. Ato përdoren për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit; për të nxitur punën e tëmthit; në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, në verdhëz etj. Droga e kombinuar edhe me bishtamithin e me pelin bëhet më e efektshme për prodhimin e tëmthit. Përdoret dhe kundër parazitëve të zorrëve.
Kjo bimë mjekësore ka vitaminë C, karoten, derivatin, fitoncide e shumë substanca të tjera që nxitin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike. Përdoret për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Lulet e Akjes përdoren edhe për sëmundjet e rrugës së frymëmarrjes, si dhe për të nxitur urinimin. Nëse kombinohet me bimën e Pelinit dhe Bishtamithit bëhet më e efektshme për prodhimin e tëmthit.
Përgatitja:
Një lugë kafeje me drogë hidhet në një gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Përmbajtja kullohet. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë radhazi. Ruhet në vende të thata, deri në 18 muaj. Bima e tharë shpesh përdoret dhe për qëllime dekorative.
Emërtimi i akjes në gjuhë të huaja:
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Krzysztof Ziarnek (Kenraiz) – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=18567537