Angjinarja

 

Angjinarja

Angjinarja

(latinisht: Cynara scolimus, familja Compositae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet e thara të angjinares , e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, me lule tubike blu. Droga nxit punën e tëmthit; përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, nxit urinimin; në arterosklerozë, ku kombinohet edhe me vitaminë P; në disa forma të diabetit, në albuminuritë kronike etj.:

Gjethet e agjinares përdoren kryesisht për sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Substancat e saj, nxitin prodhimin e tëmthit, dhe zbrazjen e tij. Përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit. Vepron në metabolizmin e koleterinës, të uresë, dhe nxit urinimin; duke ndihmuar në veprimtarinë e veshkave për të lehtësuar urtikariet dhe të krojturit. Këshillohet për sëmundjet me rritje të kolesterinës në gjak dhe veçanërisht në aterosklerozë. Ul sasinë e sheqerit në gjak, dhe jep rezultate të mira në disa forma të diabetit. Jep rezultat dhe në albuminurinë kronike.

 

Përgatitja:
Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë 2 lugë gjelle) me drogë të grimcuar, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Përmbajtja kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjat rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillon në rast nevoje. Angjinarja përdoret dhe si perime në kuzhinën europiane, kurse kuzhina shqiptare e injoron.

 

Ruajtja
Në vende të thata gjethet e agjinares e ruajnë efektin për 18 muaj.

Emërtimi i agjinares në gjuhë të huaja:

anglisht: artichoke
greqisht: αγκινάρα
italisht: carciofo
gjermanisht: artischocke
frëngjisht: artichaut
rusisht: артишок
serbisht: артичока
suedisht: kronärtskocka
spanjisht: alcachofera
hollandisht: artisjok
finlandisht: artisokka
danisht: artiskok
turqisht: enginar
rumanisht: anghinare
Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Photo and (c)2008 Derek Ramsey (Ram-Man). Co-attribution must be given to the Chanticleer Garden. – Self-photographed, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=5170686

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Angjinarja" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/angjinarja-2