ÇABEJ EQREM
✤ (1908-1980). Figurë e shquar e ihieocës, e arsimit dhe e kulturës shqiptare, anë- tar i Akademisë së Shkencave dhe i Presidiumit të saj, Mësues i Popullit. Studimet e iarta filoiogjike i bëri nëAustri, duke u specializuar në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Për afër një gjysmë shekulli punoi sistematikisht për shkollën e studimet shqiptare, duke i dhënë ndihmesa të rëndësishme veçanërisht arsimit të lartë dhe gjuhësisë shqiptare. Veprimtaria e tij kërkimore mori përmasa të gjera dhe u ngrit në një shkallë të lartë pas Çlirimit. Dha mësim në Institutin Pedagogjik (1946) më pas në Universitetin e Tiranës dhe punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Hartoi tekstet e disa lëndëve kryesore, ishte bashkautor në një varg veprash kolektive. Veprimtaria e tij shkeneore u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri edhe jashtë saj, sidomos në folklor, etnografi, histori të letërsisë. Fusha themelore e tij ka qenë historia e gjuhës, e vështruar në aspektet e problemet më të ndryshme të saj. Vendin qendror e zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, por mjaft peshë kanë edhe fonetika e gramatika historike e shqipes, historia e përgjithshme e shqipes me problemet e prejardhjes së saj, të marrëdhënieve me gjuhët motra indoevropiane, me gjuhët ballkanike e me gjuhë të tjera, po ashtu edhe gjuha e autorëve të vjetër e botimi filologjik i veprave të tyre. Ndihmesa me rëndësi ka dhënë E.Ç. edhe për dialektologjinë e onomastikën, si edhe për kodifikimin e gjuhës letrare.
Ndër veprat më kryesore të tij janë: Studime etimologjike në fushë të shqipes I, II, III; Hyrja në historinë e gjuhës shqipe (1947, 1958), Fonetika historike e shqipes (1958), botimi kritik 1 veprës «Meshari» i Gjon Buzukut, (1958), bashkë me Aleksandër Xhuvanin hartoi dy trajtesat «Parashtesat» dhe «Prapashtesat e gjuhës shqipe» (1956, 1962). Qe bashkautor i «Fjalorit të gjuhës shqipe» (1954), po ashtu ndër hartuesit e udhëzuesve drejtshkrimorë, që u punuan pas Çlirimit deri në «Drejtshkrimin e gjuhës shqipe» (1973). Mori pjesë gjallërisht në përpunimin e terminologjive të shumë degëve të shkencës e të teknikës. E.Ç. argumentoi në mënyrë bindëse prejardhjen ilire të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar, autoktoninë e këtij në trevat ku hanon sot, vuri në dukje rolin dhënës të shqipes ndaj gjuhëve me të cilat ra në kontakt dhe unitetin e kulturës materiale e shpirtërore . shqiptare. Si përfaqësues i shquar i gjuhësisë shqiptare, u njoh si autoritet shkencor edhe në rrafshin ndërkombëtar.
(M.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çabej Eqrem