ÇELIKU
✤ Lidhje metalike e fortë, e epshme dhe e farkëtueshme, me ngjyrë hiri në të argjendtë, që përftohet nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni (0.05-2% C) dhe me pak përzierje elementesh të tjera, sidomos silic (0.17-0.37%), mangan (0.3-1%), fosfor (më pak se 0.05%), squfur (më pak se 0.05%). Ç. ka veti të ndryshme sipas përmbajtjes së karbonit dhe të elementeve të tjera, si dhe nga përpunimi që i bëhet. Ka përdorim të gjerë në të gjitha fushat e prodhimit, sidomos të makinave.
Prodhohet kryesisht nga përzierja e gizës (shih) me hedhurina Ç., duke e oksiduar atë e duke larguar karbonin e tepërt dhe papastërtitë e tjera në konvertorë besemer (proces acid) ose tomas (proces bazik), në furra marten (të dy proceset) e në furra elektrike me hark dhe me induksion (të dy proceset). Ç. klasifikohet në mënyrë të ndryshme. Sipas shkallës së çoksidimit dallohen Ç. i qetë, Ç. pak i qetë dhe Ç. i paqetësuar (që zien). Sipas përbërjes kimike: Ç. karbonor që mund të jetë pakkarbonor (deri 0.3% C), mesokarbonor (desl 0.7% C) dhe shumëkarbonor (deri 1.5% C), si dhe Ç. z leguar, me shtesë elementesh të tjera lidhëse, që i japin veti më të mira fizike, VrmTkp. e teknologjike, si Ç. kromor, Ç. nikelor, Ç. kromonikelor, Ç. manganor, Ç. titanor, Ç. mokbdenor, Ç. vanador, Ç. volframor etj. Sipas qëffimit të përdorimit dallohen: Ç. për ndërtime, Ç. për instrumente dhe Ç. me veti të posaçme, si Ç. i paoksidueshëm, Ç. zjarrdurues, Ç. acideduraes, Ç. elektroteknik etj. Ç. është i markave të ndryshme. Në Shqipëri marketimi i Ç. bëhet me shifra, të vendosura para simbolit të elementii. që tregojnë përmbajtjen e karbonit dhe elementeve të tjera lidhëse.
Ç. është njohur e përdorur që në kohë të lashta në ‘vend, por prodhimi i tij në shkallë industriale filloi më 1961 në shkritoren e Uzinës rEnver» (shih), me konvertor besemer dhe me hyrje ajri anash që u projektua dhe u ndërtua me forcat e vetë uzinës. Më 1966 filloi të shkrihej Ç. edhe në shkritoren e uzinës «Traktori» në furra elektrike me hark dhe në 1968 në furra elektrike me induksion e me frekuencë të mesme. Më 1976 filloi prodhimi i Ç. në konvertorë me fryrje oksigjeni nga sipër në uzinën e çelikut të Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» (shih). Ky Ç. përdoret për petëzim. Më 1982 po në këtë uzinë filloi derdhja e pandërprerë e Ç. për të prodhuar prokate, të cilat kalojnë në përpunim plastik dhe petëzohen duke prodhuar profile të ndryshme. Me këtë u mënjanua derdhja në konkiiie dhe prodhimi i lingotave, duke përmirësuar shfrytëzimin e metalit dhe cilësinë e tij.Sot industria e metalurgjisë (shih) e vendit prodhon mbi 50 marka Ç. Prodhimi i Ç. të petëzuar më 1982 kundrejt v.1970 u rrit 2.8 herë.
(K. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çeliku