ÇELIKU HAJREDIN


ÇELIKU HAJREDIN
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë fhe tl shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të ??SH nga Kongresi VIII (1981), ministër i Inrustrisë dhe Minierave (1982). Lindi në Peshkopi më 4-5 1927. U aktivizua si i ri komunist në Luftën Z Ar.anr : PKSH më 1947. Kreu studimet e larta për inxhinieri mekanike më 1953. Ka kryer të rëndësishme në industrinë mekanike ku është dalluar për aftësi drejtuese dhe ndërgjegje të Iartë në punë. Drejtor i uzinës «Enver», sekretar i KP të rrethit të Tiranës, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit Metalurgjik «Çeliku i Partisë» (1974-1982), kandidat i KQ të PPSH në Kongresin VI (1971) dhe anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VII (1976). Ka dhënë e jep ndihmesë të madhe për zhvillimin e industrisë socialiste, ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e gjashtë (1966) dhe të dhjetë (1982). (S.V.—M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeliku Hajredin


[cite]