ÇEPANI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, pranë malit Taroninë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Muzhakë, Zabërzan, Rogu, Blezenckë, popullsia gjithsej 1306. Sipas gjetjeve arkeologjike është banuar që në shek.IV-II p.e.r. Përmendet në burimet e shkruara të shek.XV (1432) me emrin Çipan. Më 1943 në Ç. u ngrit Këshilli I NÇ i krahinës. Këtu ka funksionuar edhe një spital partizan. Ç. është qendër e koop. së bashkuar «Rruga e Leninit». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e të pemëve frutore, rriten bagëtitë e imëta. Ç. ka shkollë të mesme bujqësore, muzeun, shtëpinë e kulturës, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çepani


[cite]