
ÇETA PARTIZANE E GORËS
✤ E para çetë partizane e qarkut të Korçës. U krijua më 27.4.1942 në fshatin Grabovicë të Gorës. Në çetë bënin pjesë punëtorë, fshatarë. zejtarë të vegjël, të rinj shkollorë dhe intelektualë antifashistë. Çeta veproi kryesisht në krahinën e Gorës, por edhe në zona të tjera të qarkut, si në fushën e Korçës, në Mokër etj. Në bashkëveprim me çetat e tjera partizane dhe vullnetarë tt?’ këtij qarku, Ç.P. e G., më 20 shtator 1942, rrethoi dhe shpartalloi pas disa orë luftimesh, në fshatin Babjen,” një kompani prej 60 milicësh. Në janar 1943, së bashku me çetat e tjera, mori pjesë në aksionin e Voskopojës (shih) dhe në aksionin e Snosëm-Bulçarit (shih), në maj 1943 mori pjesë në luftën e Leskovikut (shih) dhe më pas u rreshtua në përbërje të Batalionit Partizan «Ali Kelmendi» (shih).
(M.Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Gorës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ÇETA PARTIZANE E GORËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7eta-partizane-e-gor%c3%abs