ÇETA PARTIZANE E KURVELESHIT


ÇETA PARTIZANE E KURVELESHIT
✤ Çeta e parë e krahinës së Kurveleshit dhe e qarkut të Gjirokastrës. U krijua më 1.4.1942 te shkëmbi i Majës së Shakës (mali i Gusmarit). Kreu aksione të shumta dhe asgjësoi mjaft spiunë të fashizmit, miais të cilëve edhe nënprefektin e Kurveleshit. Ndërmori goditje ndaj forcave të karabinierisë e të xhandarmërisë armike si në Zhurin e Gusmarit, në Garxhun, në Ujë të Ftohtë të Tepelenës etj. Më 29.10.1942 rrethoi e dogji postëkomandën e Kuçit, ku u kapën robër 80 xhandarë, kurse më 28 nëntor të po këtij viti, çeta e shtuar me luftëtarë të rinj kurveleshas dhe e ndihmuar nga shumë fshatarë të armatosur, çliroi qendrën e nënprefekturës së Kurveleshit, Gusmarin (shih: Aksioni për çlirimin e Gusmarit). Garnizoni armik prej më tepër se njëqind ushtarësh, karabinierësh e miiicësh u dorëzua. Kjo ishte një fitore e rëndësishme e partizanëve dhe e popullit të Kurveleshit. Prej kësaj kohe Kurveleshi mbeti i tëri një zonë e lirë. Ç.P. e K. e zgjeruar me luftëtarë të rinj, u nda në dy, në çetën «Hajredin Tremishti* dhe në atë «Avni Rustemi». Rol të rëndësishëm në rrugën e saj luftarake luajti komisari i çetës Mustafa Matohiti (shih).

(M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Kurveleshit


[cite]