ÇETA PARTIZANE E PEZËS


ÇETA PARTIZANE E PEZËS
✤ E para çetë parhzane e Luftës ANÇ. U krijua më 21.8.1941 mbi bazën e çetës patriotike të Myslym Pezës (shih), të formuar më 1940 me patriotë antifashistë, pasi u kthye në atdhe më 1939. Çeta i filloi veprimet luftarake kundër pushtuesve të huaj në mars të v.1941. Kjo shënoi fillimin e veprimeve të organizuara kundër pushtuesve italianë. Rol të maah për hedhjen e Ç.P. të P. në aksione :ë hapura luftarake kundër pushtuesit italian luajtën takimet e sh.Enver Hoxha me M.Pezën 1939-1941) dhe me luftëtarët e çetës. Dërgimi në çetë i komunistëve në gusht 1941, sipas marrëveshjes që u arrit midis sh.Enver Hoxha e M.Pezës dhe caktimi i Vasil Shantos (shih) si komisar politik i saj, shënoi kthimin e saj në çetë partizane. Me themelimin e PKSH, Ç.P. e P. rriti e fuqizoi veprimtarinë e saj luftarake e oolitike. Brenda një kohe të shkurtër pastroi krejt zonën e Pezës nga postat e armikut. organizoi prita në rrugët kryesore të komunikacionit dhe ndërmori veprime për asgjësimin e agjentëve e spiunëve të fashizmit. Së bashku me njësitet e vullnetarëve fshatarë qëndroi roje për zhvillimin me sukses të Konferencës së Pezës (shih). Në javën e fundit të shtatorit 1942 përballoi operacionin e fashistëve italianë në Pezë (shih). Në nëntor 1942 Ç.P. e P. i bëri pritë në rrugën ndërmjet Shijakut e Vorës një autokolone të fashistëve italianë, duke u shkaktuar atyre dëme të mëdha, u vranë e u plagosën 46 armiq dhe u dogjën e u shkatërruan rreth 20 makina. Rol të rëndësishëm në veprimtarinë luftarake të saj luajti komandanti i saj Myslym Peza. Më 1943 Ç.P. e P. duke i shtuar radhët me luftëtarë të rinj, u shndërrua në batalion dhe më pas në Grupin Partizan të Pezës.

(Dh.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Pezës


[cite]