ÇIFTI I SHTATË

Çifti i shtatë nervor quhet nervi i fytyrës.

Nervi i fytyrës lidh trurin me muskujt e fytyrës ose, siç quhen ndryshe, me muskujt e mimikës, nga tkurrja dhe lëshimi i të cilëve varet shprehja që merr fytyra. Përveç fijeve nervore motore, nervi i fytyrës përmban edhe fije nervore ndjesore, të cilat lidhin me trurin receptorët e shijes që ndodhen në zgavrën e gojës.

Trupi — Ynë

[cite]