ÇIFTI I TETË
Nervi i tetë quhet nervi i dëgjimit. Ky nerv ndahet në dy degëzime, çdo një prej të cilave shkon në një pjesë të caktuar të veshit.
Nervi i dëgjimit është i formuar nga fije nervore ndjesore. Një nga degëzimet, e nervit të dëgjimit lidhet me aparatin e dëgjimit dhe transmeton në tru të gjitha ngacmimet: zërat, tingujt, zhurmat etj. Ndërsa degëzimi tjetër lidhet me labirintin e veshit dhe transmeton në trurin e vogël të gjitha të dhënat në lidhje me pozicionin e trupit tonë në .hapësirë. Është pikërisht në sajë të informacionit që dërgon ky nerv në trurin e vogël, që ne arrijmë të ruajmë ekuilibrin në çdo pozicion e në çdo lëvizje që kryejmë: kur rimë në këmbë, kur hypim në biçikletë, kur pengohemi etj.