ÇITAKU RAMADAN


ÇITAKU RAMADAN
✤ Militant komunist e veteran i lëvizjes komuniste shqiptare, një ndër figurat e shquara të Luftës ANÇ të popullit shqiptar. Lindi më 14.2.1914 në Mitrovicë, Kosovë, në një familje me tradita patriotike. Më 1930 erdhi në Shqipëri për t’u shkolluar. Që në bankat e Shkollës Teknike të Tiranës mori pjesë në lëvizjen antizogiste e komuniste.

Ishte pjesëtar i Mbledhjes së përfaqësuesve të Grupeve kryesore Komuniste për Themelimin e PKSH (1941), ku u zgjodh anëtar i KQ të Përkohshëm të PKSH. Si përfaqësues i PKSH mori pjesë në Konferencën e Pezës (1942). Në Konferencën I të Vendit të PKSH (1943) u zgjodh anëtar i KQ të PKSH dhe i Byrosë së tij Politike. Anëtar i këtyre forumeve ka qenë deri në Plenumin II të KQ të PKSH të Beratit (tetor 1944). Gjatë Luftës ANÇ për veprimtarinë e tij drejtuese u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ (1943) dhe në Konferencën e Labinotit (1943) anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm NÇ. Në Kongresin e Përmetit (1944) u zgjodh anëtar i Kryesisë së KANÇ dhe anëtar i Komitetit ANÇ me detyrë i ngarkuar me punën e financave. Me shndërrimin e Komitetit ANÇ në Qeveri të Përkohshme Demokratike të Shqipërisë (1944) u caktua ministër i financave. Pas Çlirimit të atdheut ka kryer detyra të rëndësishme shtetërore si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe ministër i financave (1945-1948), përfaqësues i RP të Shqipërisë në të huaja. Drejtor i përgjithshëm i Arkave s iursiinit deri sa doli në pension. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaWën e parë (1945-1948).

(M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çitaku Ramadan


[cite]