ÇOLLAKU RESHIT


ÇOLLAKU RESHIT
✤ (1914-1943). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, një ndër komandantët e çetave të para partizane, Hero i Popullit. Lindi në qytetin e Pogradecit. Student në Akademinë ushtarake italiane, nuk pranoi të bënte betimin për besnikëri ndaj pushtuesit fashist, u arrestua dhe u mbajt i burgosur në Itali. U kthye në atdhe më 1941, përqafoi programin e PKSH për luftë të armatosur kundër pushtuesit fashist dhe tradhëtarëve të vendit. Zhvilloi veprimtari të gjerë antifashiste duke ndezur në zemrat e masave popullore urrejtjen për armikun. Komandant i Çetës partizane të Mokrës (1942), dhe më vonë komandant i batalionit partizan të Mokrës (1943), drejtoi shumë aksione luftarake të rëndësishme në rrethin e Pogradecit, u dallua si drejtues trim e i vendosur. Ra heroikisht në luftë kundër pushtuesve fashistë italianë në Pojskë të Pogradecit, më 16.7.1943. Emrin e R.Ç. e mhajnë rrugë, shkolla etj. Busti i tij është vendosur në qytetin e Pogradeeit.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çollaku Reshit


[cite]